Matja e fundit e opinionit publik/ Prishtina drejt balotazhit, s’ka fitues në rundin e parë

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor dhe gara në kryeqytet është më interesante si asnjëherë më parë.
Mediumi i njohur “Klan Kosova” sonte publikoi një matje të opinionit publik, ku sipas kësaj, Prishtina do të ketë balotazh në zgjedhjet lokale, transmeton Indeksonline.
Përkundër që Lëvizja Vetëvendosje me Arben Vitinë po shihen si favorit, sipas matjes të publikuar në “Klan Kosova”, balotazhi do të jetë i pashmangshëm.

Arben Vitia sot dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë dhe tash pritet të fokusohet në garën për Prishtinën.
Deri më sot, Arben Vitia nuk është parë në tubime, debate apo intervista në lidhje për kandidimin e tij në Prishtinë.
Uran Ismajli i PDK-së, Daut Haradinaj i AAK-së dhe Përparim Rama i LDK-së po vazhdojnë me fushatat e tyre.
Deri më tani asnjë debat zgjedhor mes kandidatëve nuk është bërë. Mbetet të shihet nëse deri në fund të fushatës do të ketë një debat mes kandidatëve./Indeksonline/