75 Mall Live Search
22:29 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / OSH

Matjet e Opinionit Publik: Zenun Elezaj prin në Klinë me 50.24 përqind

Në Rubikon të Klan Kosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik, në Klinë del që kryetari aktual Zenun Elezaj, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 50 përqind.

Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) me 50.24 përqind, i pasuar nga Besim Hoti i LDK-së me 20.34 përqind, Esad Raci (PDK) me 20.17 përqind, Lulzim Dragidella i VV-së ka 9.21 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.31 përqind.

Kurse rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Zenun Elezaj (AAK) 49.50 përqind, Besim Hoti (LDK) 20.04 përqind, Esad Raci (PDK) 19.88 përqind, Lulzim Dragidella (LVV) 9.08 përqind dhe 1.5 përqind nuk e di.

Për këtë sondazh janë anketuar 800 persona, 3.60% e numri të votuesve.