19:19 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / LB

Matoshi i reagon ashpër presidentes për raportin e Komisionit Evropian, e quan notere të Albin Kurtit

Gazetari Halil Matoshi ka reaguar pas konferencës së sotme të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

Matoshi shkruan se Osmani në vitin 2017 deklaronte se Raporti i Progresit të KE për Kosovën është përrallë, por kualifikim i BE-së, ndërsa sot i del kundër çdo gjëjë që vjen nga BE, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë i Matoshit:

Ndal retorikave kundëreuropeane!

Noterja e Albin Kurtit, Vjosa Osmani më 2017 thojke se Raporti i Progresit të KE për Kosovën nuk âsht prrallë, por kualifikim i BE-së, ndërsa sot i del kundër çdo gjâje që vjen nga BE: Âsht kundër kritikës së BE për mënyrën kosovare të ëettingut, dhe kundër kritikës së vëzhguesve të BE-së lidhun me shkarkimin jokushtetues të Valdete Dakës…

Dje ishte me BE-në kundër shtetit të kapun, sot âsht kundër BE-së në shtetin “e saj” të çkapun!?

P. S.

Lëvizje antiperëndimore e veçmas kundër “Europës Kurvë” ka manifestu e majta terroriste shqiptare (Enver Hoxha) dhe integristat kosovarë, por jo krahu liberal i komunistave kosovarë (‘68ta kosovare) dhe sidomos jo nacionalistat shqiptarë (e djathta) dhe liberaldemokracia rugoviane.

Europa dhe BE âsht gjeografia dhe identiteti politik i shqiptarëve, për të cilët dielli lenë n’Perëndim!