75 Mall Live Search
21:09 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Matoshi pas votimit: Kosovarë, bëhuni gati!

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi i është gëzuar votimit pro të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka thënë se pas këtij vendimi kosovarët shpejt do të lëvizin pa viza.

“Shteti fqinj në anën tjetër ka dëshmuar lidership modern dhe fqinjësi të sinqertë, për çka meriton respekt”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë:

Kosova del në Çakorr!

Një burrështeti i vërtetë merr vendime të vështira dhe nuk ndan vetëm thesarin. Kryeministri Ramush Haradinaj e ka menaxhuar shumë mirë tërë procesin e përmbylljes së demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj e adresoi në Kuvend projektligjin për katër muaj gjë që nuk e bënë pararëndësit për dy vjet e gjysmë, negocio si një diplomat i klasit me homologun e tij Marković duke ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Malin e Zi si dhe duke ruajtur partneritetin me NATO-n, dhe më e bukura e tërë procesit, vija kufitare do të korrigjohet në drejtim të Çakorrit dhe Kullës supas aneks-marrëveshjes, duke ruajtur territirin kushtetues të Republikës. Shteti fqinj në anën tjetër ka dëshmuar lidership modern dhe fqinjësi të sinqertë, për çka meriton respekt.

Kosovarët shpejt lëvizin pa viza.

Falemnderit Kryeministër!

Falemnderit të gjithë grave dhe burrave në Kuvend që i dhanë shansin Kosovës!