Matoshi: Skënder Hyseni e legjitimoi vërejtjen e Haradinajt ndaj Serbisë

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt si kryeministër, Halil Matoshi ka thënë se vërejtja e Skënder Hysenit sot ndaj palës serbe në Bruksel është legjitimim i vërejtjes së dhënë nga Haradinaj. Koordinatori për dialog, Skënder Hyseni ka deklaruar sot se Serbia ka dashur të manipulojë sot procesin në Bruksel. “Haradinaj pati të drejtë!
Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni e legjitimoi vërejtjen e Ramush Haradinajt për rrezikun e rikthimit të dialogut teknik në tavolinën e Brukselit!
P.S.
Ramush Haradinaj, më 2018 dialogun ia pati rikthy sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel!
Kurse sivjet paralajmëroi kreun e Qeverisë se Serbia po përpiqet ta rikthejë Kosovën në një dialog teknik, pa afate strikte në kohë dhe duke e shmangur njohjën reciproke si qëllim final në këtë proces.
Dhe koha po i jep të drejtë!
Sepse është njeri me vizion” shkruan Matoshi në reagim.