75 Mall Live Search
18:22 / E Premte, 04 Prill 2025 / Gj. Sh

Mats Hummels merr vendimin më të vështirë në karrierë

Mats Hummels ka marr një nga vendimet më të vështira.

Mbrojtësi gjeman nga vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

36-vjeçari do të largohet nga Roma dhe do të var këpucet e tij.

Ai ka plot 18 vite karrierë në futbollin profesionist, me Bayern Munich, Borusia Dortmundin, AS Roma dhe kombëtaren e Gjermanisë.

Gjatë karrierës, Hummels është shpallur Kampion i Botës me Gjermaninë, ka fituar gjashtë tituj kampion të Bundesligës dhe katër herë fitues i DFB-Pokal./IndeksOnline/