75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 04 Mars 2024 / L K

Matthäus kërkon largimin e menjëhershëm të Tuchel te Bayerni, propozon zëvëndësuesin e tij

Lothar Matthäus ka thënë se Thomas Tuchel duhet të largohet menjëherë nga Bayern Munchen.

Legjenda e futbollit gjerman ka thënë se ka një person ideal që do të udhëheqte Bayernin deri në fund të sezonit.

“Tuchel duhet të largohet menjëherë. Nevojitet një person që e bashkon ekipin. Bayernit i duhet qetësi në këtë moment. Gerland ka qenë njeriu ideal për tre muaj. Ai e njeh ekipin dhe pothuajse të gjithë lojtarët personalisht”, tha Lothar Matthäus.

Hermann Gerland (ish-ndihmës trajner i Flick në Bayern dhe ish-lojtar i kombëtares gjermane) është i popullarizuar në mesin e lojtarëve dhe në mjedisin e klubit./Indeksonline/