20:49 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mattijs de Ligt, juniori më i mirë në botë

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka fituar trofeun “Kopa” si futbollisti më i mirë i ri në botë për vitin 2019.

20 vjeçari ishte një prej futbollistëve kryesor të Ajaxit vjet duke i ndihmuar ekipit të shkoj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Dua të falënderoj familjen time. Bashklojtarët te Ajaxi dhe te Juventusi. Jam shumë krenar që kam arritur këtë sukses dhe dua të ju themë shijojeni natën sonte me këta lojtarë fantastikë” deklaroi para të pranishmëve de Ligt. /Indeksonline/