75 Mall Live Search
11:46 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Matuidi fillon stërvitjet me Juventusin, por mbetet në shitje

Blaise Matuidi ka filluar stërvitjet parasezonale me Juventusin. Megjithatë, e ardhmja e mesfushorit francez në klub është e pasigurtë dhe ai mund të largohet nga Zonja e vjetër në javët e ardhshme, shkruan CalcioMerkato, përcjellë Indeksonline.

Ardhjet e Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey së bashku me konfirmimin e Miralem Pjanic dhe Rodrigo Bentancur, përveç lamtumirës së Allegrit, bëri që Matuidi të bjerë poshtë në hierarkinë e mesfushës së Juventusit.

Sipas Corriere dello Sport, ka dy opsione për francezin. Rikthimi i tij në Paris për ta përmbyllur karrierën e tij me një kontratë të fundit, ose të shkojë në Manchester si zëvendësues i Paul Pogbas./Indeksonline/