Matuidi kërkon të transferohet te Manchesteri
Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi është i interesuar për një transferim te Manchester United.
Sipas ‘Corriere di Torino’ francezi ka bërë kërkesë që të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’, shkruan Indeksonline.
Ai nuk ka hapsirë të mjaftueshme te skuadra e Serie A dhe dëshiron të sfidoj veten në Premierligë.
United mund të lëvizë për 32 vjeçarin nëse Paul Pogba përfundon transferimin te Real Madrid në dy javët e ardhshme. /IndeksOnline/