75 Mall Live Search
07:40 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / MSH

Matura shtetërore: Sot afati i dytë i provimit

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.

Provimi do të mbahet në orën 10:00, raporton IndeksOnline.

Maturantët do të mund t’i nënshtrohen provimit në qendrat e caktuara nga Drejtoritë komunale të Arsimit.

Në këtë afat, provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë.

Rezultatet do të shpallen më 1 shtator, përmes platformës elektronike e-Kosova.

Kujtojmë se në afatin e parë, provimit të maturës iu nënshtruan 18.130 maturantë. Prej tyre kaluan 12.316, apo 68.6%./IndeksOnline/