75 Mall Live Search
07:26 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Maturantët e Ferizajt dhe Gjilanit i nënshtrohen sot Testit të Maturës

Maturantët i nënshtrohen sot Testit të Maturës të ndarë në dy pjesë.

Kësaj radhe, Testi i Maturës ka disa ndryshime pasi nuk do të mbahet për një ditë, por datat janë ndarë në bazë të regjioneve, shkruan Indesonline.

Pjesa e parë e Testit të Maturës 2018 do të mbahet në fund të majit, ndërsa e dyta në fillim të qershorit.

Pjesa I e afatit të parë:

Sot (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit

Më 29 maj mbahet në regjionin e Prishtinës

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor nis mbajtja e pjesës së dytë të testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit

Më 6 qershor mbahet në regjionin e Prishtinës

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e testit të maturës, ku hyjnë edhe përpilimi i pyetjeve dhe lidhja e kontratave me administratorët e testit.

Kësaj radhe risi e testit është edhe dizajni i testeve, i cili do të jenë me ngjyra. Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.

Në rast se gjatë ditës së testit, nxënësit apo administratorët do të zihen me telefon apo duke tentuar të manipulojnë do të ketë ndëshkime.

MAShT me të gjithë administratorët ka bërë kontrata përmes të cilave iu ka bërë e qartë atyre se nëse do të keqpërdorin detyrën do të humbin të drejtën për administrim të çfarëdo lloj testi në të ardhmen./Indeksonline/