75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Maturantët e Ferizajt organizojnë ‘party’ me 8 këngëtarë, kush do t’i paguaj ata?

Nxënësit e shkollave të mesëm në qytetin e Ferizajt do të kenë mundësie që disa nga artistët më të mirë në vend t’i shohin nga afër në një koncert të përbashkët.

Në disa postime në rrjetet sociale artistët si Tayna, Butrint Imeri, Mc Kresha, Lyrical Son, Gjiko, Labi, Buta dhe Finem & Solo do të mblidhen bashkë një mbrëmje muzikore për t’i argëtuar këta nxënës, shkruan Indeksonline.

Për gjithë këtë organizim “gjigant” shtrohet pyetja se kush do t’i paguaj këta këngëtar, kur dihet së artistët e lartpërmendur janë ndër më të paguarit në treg.

Indeksonline merr vesh që ky organizim nuk ka të bëjë me institucionet e arsimit, pasi ky organizim është bërë nga kompanitë private dedikuar maturantët e shkollave të mesme, ndërsa bileta për këtë mbrëmje kushton 20 euro për person.

Organizatorët tashmë kanë marr konfirmimin e artistëve dhe poashtu ka interesim të madh për biletat, e që realisht konsiderohet një çmim i lartë për nxënësit.

Gjithsesi këngëtarët e tyre të preferuar, do të jenë në qytetin e tyre me 17 janar./Indeksonline/