75 Mall Live Search
17:24 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / Gj. Sh

Maunt hapave të Ronalods e Beckham te Manchester United

Mason Mount ditën e sotme është zyrtarizuar si futbollist i Manchester Unirted.

“Djajtë e Kuq” kanë paguar plotë 70 milionë euro skuadrës së Chelseas, për transferimin e Mount, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari është transferimi i parë i United për sezonin e ardhshëm, dhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Mount ka vendosur ta mbaj veshur fanellën me numrin 7, ku në të kaluarën e kanë mbajtur legjendat si Cristiano Ronaldo, David Beckham e Eric Cantona./IndeksOnline/