08:16 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Mavericks barazojnë serinë ndaj Clippers, shkëlqen Luka Doncic

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitore të vështirë në ndeshjen e dytë të play-offit ndaj Los Angeles Clippers.

Mavericks shënuan fitore me rezultatin e ngushtë 96-93, në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline

Më i miri në fushë ishte basketbollisti slloven, Luka Doncic që shënoi 32 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe nëntë asistime.

Doncic u ndihmua edhe nga bashkëlojtari i tij amerikan, Irving, i cili shënoi 23 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe tri asiste.

Te skuadra e Clippers më i miri në fushë ishte George me 22 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

Me këtë fitore, Mavericks barazon serinë e fitoreve (1:1) në playoffin e 1/8 së finales./Indeksonline/