75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 14 Qershor 2024 / Gj. Sh

Mavraj, Canës: Shko flej bir, se neser kemi dasëm!

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka bërë pak shaka me kapitenin legjendar Lorik Canën, para ndeshjes Itali – Shqipëri në Kampionatin Evropian.

Mavraj ka postuar një fotografi në story, ku është së bashku me Canën dhe ka shkruar:

”Shko flej biri im, pusho se neser kemi darsëm”.

Këtë ish-kapiteni i kuqezinjëve e ka marr me humur duke e shpërndar edhe ai në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë që Shqipëria nesër luan ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, kundër Italisë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Signal Iduna Park”, nga ora 21:00./IndeksOnline/