75 Mall Live Search
21:16 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mavraj i pafat, lëndohet që në ndeshjen e parë

Nisje aspak e mirë e sezonit për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Ekipi i tij i ri, Greuther Furth, luajti një miqësore me ekipin e Augsburgut, e cila u mbyll me humbje 0-1.

Por, ishte 33-vjeçari Mavraj, ai i cili në minutën e 19-të, u përplas me një kundërshtar, dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën. Flitet se Mavraj ka dëmtuar shpatullën e majtë, dhe detajet e para thonë se mungesa jashtë fushave mund të shkojë 1-2 dy muaj.

Ai pritet që të humbë sfidat e para në Bundesligën e dytë, si dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati për takimet e shtatorit të Shqipërisë.