Mavraj nga Durrësi: I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur shqiptarët
Shqipëria dhe shqiptarët u zgjuan ndryshe në mëngjesin e së martës.
Një tërmet i madh dridhi pothuajse gjitha trojet shqiptare me epiqendër në Durrës.
5 viktima tashmë janë konfirmuar dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Indeksonline.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka reaguar përmes rrjetit Instagram pas kësaj ngjarjeje.
“I shqetësuar dhe i hidhëruar nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë dhe Shqiptarët. Vëllezër dhe Motra, ju ruajt Allahu i madhërishëm” shkruan Mavraj.
/Indeksonline/
