75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Gj. Sh

Mavraj pas barazimit të Shqipërisë: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht

Shqipëria nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë mbrëm ndaj Serbisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë barazuan me rezultat 0-0 në ”Air Albenia”, edhe pse kishin mundësinë për ta fituar ndeshjen, por Rey Manaj gaboi nga penalltia në fundin e pjesës së parë, shkruan IndeksOnline.

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Mergim Mavraj ka reaguar pas këtij barazimi.

”Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht – jo thjesht për të mos humbur”, ka shkruar Mavraj./IndeksOnline/