Max Allegri te Napoli? Fillojnë bisedimet mes tij dhe presidentit
Napoli po vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Massimiliano Allegrit në prag të sezonit të ri, teksa gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar bisedime të reja direkte mes palëve.
Sipas raportimeve, në negociata kanë qenë të përfshirë personalisht presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna, të cilët po punojnë për të bindur trajnerin italian të marrë drejtimin e skuadrës, shkruan Indeksonline
🚨🔵 Napoli have held new direct talks with Massimiliano Allegri this morning. President De Laurentiis and director Manna both involved.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2026
Allegri has confirmed his availability to accept a two year contract if Napoli pick him.
📲🇮🇹 https://t.co/PNQFZ430rc pic.twitter.com/OxqncNpfEM
Nga ana e tij, Allegri ka konfirmuar gatishmërinë për të pranuar ofertën e Napolit, në rast se klubi vendos ta emërojë si trajner të ri. Mësohet se tekniku 57-vjeçar është i hapur për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
/Indeksonline/

