75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Max Verstappen e nis i pari në Holande, lë pas makinat Ferrari

Max Verstappen me Red Bull dha kohën më të shpejtë sot pasdite në pistën e Zandvoort, duke siguruar “pole position” në garën e vlefshme për Cmimin e Madh të Holandës.

Para tifozëve të tij, ai dha kohën 1’10”342, duke qenë vetëm 21 të mijëtat më i shpejtë se Charles Leclerc me Ferrari, i dyti.

Piloti holandez i Red Bull dhe ai monogask i Ferrari, dueluan “rrotë më rrotë” për të siguruar “pole”, që i takon kampionit të botës.

Gjithsesi, të dy pilotët do ta nisin nesër garën nga vija e parë e startit, duke premtuar spektakël në pistë, në një garë që pritet të jetë spektakolare.

I treti u klasifikua Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndërsa në vendin e katërt i rendit Lewis Hamilton me Mercedes.

Ndërsa në vendet 5-6, u klasifikuan Perez (Red Bull) e Russell (Mercedes). Në “top-10” u renditën edhe Norris, Schumacher, Tsunoda e Stroll.