19:46 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / Gj. Sh

Max Verstappen fiton sprintin, niset i pari në Austri

Max Verstappen fitoi garën e sprintit në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Red Bullit e kaloi i pari vijën e finishit, duke u paraprirë dy makinave Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, gjithashtu protagonistë të një dueli të ndezur që në momentet e para.

Vendi i katërt për George Russell, ndërsa në pozitën e pestë është Sergio Perez, i cili rikuperoi tetë pozicione pasi u nis nga vendi i 13-të për shkak të dënimit që mori në fund të kualifikueseve.

Renditja përfundimtare:

1-Max Verstappen (Red Bull)

2-Charles Leclerc (Ferrari)

3-Carlos Sainz (Ferrari)

4-George Russell (Mercedes)

5-Sergio Perez (Red Bull)

6-Esteban Ocon (Alpine)

7-Kevin Magnussen (Haas)

8-Lewis Hamilton (Mercedes)

9-Mick Schumacher (Haas)

10-Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

11-Lando Norris (McLaren)

12-Daniel Ricciardo (McLaren)

13-Lance Stroll (Aston Martin)

14-Guanyu Zhou (Alfa Romeo)

15-Pierre Gasly (AlphaTauri)

16-Alexander Albon (Williams)

17-Yuki Tsunoda (AlphaTauri)

18-Nikolas Latifi (Williams)

Jashtë:

Sebastian Vettel (Aston Martin)

Fernando Alonso (Alpine)