07:11 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Maxhuni sërish raporton para Komisionit për dëbimin e gylenistëve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot mban mbledhje.

Në këtë komision do të intervistohet Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe ish-drejtori Driton Gashi, transmeton Indeksonline.

Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi mungonte kuorumi.

Komisioni nis mbledhjen në ora 09:00./Indeksonline/