20:05 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Maxi Allegri tregohet modest para debutimit të CR7 për Juventusin

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të debutojë në Serie A për Juventusin kundër Chievos të shtunën, por ai ka paralajmëruar skuadrën e tij rreth prezencës së 33-vjeçarit në fushë.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi muajin e kaluar dhe pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë në kampionatin italian në Verona.

Përveç Ronaldos, Juventusi këtë verë ka transferuar edhe Joao Cancelon, Emre Can dhe Mattia Perin, derisa Leonardo Bonucci dhe Douglas Costa kanë sigruruar gjithashtu kontrata permanente, transmeton IndeksOnline.

Allegri ka pohuar se ka skuadrën më të fortë në dispozicion, por insiston se nuk duhet ta marrin triumfin në Serie A si të garantuar këtë sezon.

”Ndeshja e parë është interesante. Do të jetë interesante ta shohim se si dy skuadrat do të luajnë”, tha italiani në një konferencë për shtyp”.

”Ronaldo ka fituar pesë ”Topa të Artë” dhe ai ka stërvitur për 10 ditë. Andaj ju mund ta shihni se është lojtar tjetër. Ai është motivim i rëndësishëm për gjithë futbollistët tjerë”.

”Në letër jemi skuadra më e fortë në Serie A, por kjo s’mjafton. Duhet ta tregojmë dëshirën tonë në çdo ndeshje”./IndeksOnline/