12:35 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Maxi Lopez përplaset me Wanda Narën, për fëmijët

“Belaja” Maxi Lopez-Wanda Nara vijon dhe së fundmi është futbollisti argjentinas që reagon ashpër ndaj gruas së tij. Wanda, e cila është bashkëshortja aktuale e Icardit, ka marrë fëmijët dhe ka udhëtuar nga Parisi drejt Comos (një ndër zonat më të prekura nga koronavirus).

Kjo gjë është e patolerueshme nga Maxi Lopez, i cili ka 3 fëmijë me Wandan. Futbollisti ka reaguar në Instagram, ku ka shkruar se me çfarë të drejte e bën diçka të tillë ish-gruaja e tij.

Doja të dija se me çfarë të drejte ti thyen karantinën e një pandemia globale, ku askush nuk lejohet të dalë jashtë? Ti ekspozon fëmijët në një udhëtim nga njëri shtet në tjetrin. Përveç kësaj, i dërgon në epiqendrën e infektimit në Lombardi, zona më e prekur në Itali, pa u shqetësuar aspak për pasojat”, përfundoi Maxi Lopez.