75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Mayoral: Nuk shqetësohem për Covid-19, e kalova atë!

Sulmuesi i Romës, Borja Mayoral ka treguar se ai nuk është i shqetësuar për rastet e fundit me COVID-19 në klub. “Tashmë e kam kaluar atë në verë”

23 vjeçari i huazuar nga Real Madridi, që erdhi në Romë më 2 tetor, ishte ende në Spanjë kur ishte infektuar me virus.

“Ne nuk jemi lejuar që të largohemi nga Roma, kështu që ne shumicën e kohës e kalojmë në stërvitje”, tha ai në një bisedë live në Instagram.

“Ka disa raste pozitive në skuadër, por unë nuk jam i shqetësuar, për shkak se isha i infektuar me të në verën që lamë pas. Kisha disa simptoma dhe nuk isha në gjendja ta përfundoja sezonin, por jam shumë i relaksuar tani sepse kam anti-trupa, kështu që nuk mendoj se do infektohem përsëri”.

Borja Mayoral konsiderohet i rrezikuar me COVID-19, pasi që ai është Tip 1 i Diabetit dhe këto komente i ka bërë për Sweet Warrior.

“Nuk me ndalon asgjë për atë ku jam tani. Jam krenar që jam diabetik, kjo me ndihmon të jem më i matur dhe të mësoj më shumë gjëra. Njerëzit gjithmonë me këshillojnë çfarë nuk mund të ha, por shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ne gjithmonë kemi një muaj kur nuk kemi kujdes, por dieta është e rëndësishme për një sportist profesionist, sidomos për një që është me diabet”.