09:42 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Mayweather: Dua të rrahem me të dy vëllezërit në të njëjtën mbrëmje

Legjenda e boksit amerikan. Floyd Mayweather pritet që të rikthehet shumë shpejtë në ring pas pensionimit.

Mayweather do të rrahet me ish-yllin e YouTubes, Logan Paul, shkruan IndeksOnline

Gjatë takimit sy më sy që patën dy luftëtaret, Floyd tha se do ta ketë tejet të lehtë meçin, madje kërkoi që në të njëjtën natë të luftoj edhe me Jake Paul.

“Unë jam i gatshëm të luftoj me të dy [Logan dhe Paul] në të njëjtën natë, në të njëjtën ring”, ka thënë Mayweather.

Meçi pritet të zhvillohet më 6 qershor të këtij viti./IndeksOnline/