75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Mayweather dëshiron ta blejë klubin e njohur evropian

Floyd Mayweather ka mbyllur karrierën e tij në boks me një rekord unik 50-0, dhe ka fituar tituj në 5 kategori të ndryshme.

Tanimë 43-vjeçari është një ndër sportistët më të pasur në planet dhe kështu po mendon të bëjë një investim të madh në jetën e tij.

Ai është rikthyer të mendoj për futbollin dhe dëshiron që të blejë një klub në Premier League.

Boksieri po konsideron që ta blejë skuadrën e Newcastle dhe raportohet se ai do ti fillojë bisedimet shumë shpejt me pronarin aktual të klubit./IndeksOnline/