19:12 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Mayweather futet në botën e futbollit, blen Newcastlen dhe Ronaldon?

Floyd Mayweather ka një ide të çmendur! Boksieri i njohur amerikan planifikon të futet në botën e futbollit.

Ai dëshiron ta blejë klubin nga Premierliga, Newcaslte United dhe ëndërron transferimin e Cristiano Ronaldos, transmeton IndeksOnline.

“Unë e dua Newcaslten. Unë kam qenë njëherë atje, kam takuar disa futbollist. Unë dua të investoj për zemrën time dhe me zemrën time”, ka thënë Floyd.

Skuadra angleze është në shitje që nga tetori i vitit të kaluar. Por, sipas pronarit, Mike Ashley ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë serioze.

Nëse Mayweather investon te klubi i famshëm anglez atëherë ai ëndërron prurjen më të madhe dhe historike në këtë skuadër.

“Cristiano Ronaldo është miku im i vjetër, kështu që unë mund ta sjellë atë në Newcastle dhe ta përfundojë karrierën aty”, shtoi boksieri amerikan.

41-vjeçari thuhet se ka një pasuri deri në 700 milionë euro./IndeksOnline/