Mayweather thotë se është më i miri, nuk e krahason veten me Muhammad Ali

Floyd Mayweather e ka rënditur veten si boksirin më të mirë që njeh historia e këtij sporti ndonjëherë, madje ai nuk e krahason veten me legjendën, Muhammad Ali.
Boksieri amerikan edhe pse tashmë nuk është aktiv, pasi e ka përfunduar karrierën në vitin 2017, në meçin e zhvilluar kundër McGregor që arriti ta shënoi një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbje, thotë se ai është më i miri në këtë sport.
Ai e ka konsideruar veten si më të miri, pasi ka fituar tituj botërorë në pesë divizione të ndryshme peshash, ndërkaq Muhamed Ali-ut i takon brezi i vetëm një peshe.
Në një intervistë për ESPN, Mayweather tha:
“Unë mposhta më shumë kampionë botërorë se çdo luftëtar tjetër në një kohë më të shkurtër dhe më pak telashe në ring. Gjithashtu kam qenë kampion bote për 18 vjet në pesë divizione të ndryshme të peshave”, tregoi ai.
Tutje, Mayweather foli edhe për kampionin e botës, Ali, ku tha se ai boksoi vetëm në një kategori të peshave dhe se kishte humbur tre herë nga një boksier i njëjtë.
“Muhammad Ali, boksoi vetëm për një kategori të peshave dhe ai gjithashtu humbi tre herë nga Ken Norton”.
“Unë e respektoj për atë se çfarë ka bërë Muhamed Ali, por unë nuk i kam lënë hapësirë një boksieri që të jetë më i mirë se unë”.
“Ajo që unë jam këtu për t’i mësuar boksierët është kjo: emri i lojës është që të duhet ta goditni kundërshtari e jo të presësh që të fitosh nga ndëshkimet për të”, përfundoi Maywather.
Ndryshe, nga pesë boksierët me të cilët u prezantua, Mayweather u rendit si pari i ndjekur nga Roberto Duran, Pernell Whitaker, Julio Cesar Chavez dhe Ali./Indeksonline/