Mayweather thyen heshtjen pasi demoloi boksierin japonez
Floyd Mayweather e ka mohuar një rikthim të mundshëm në boks pas fitores me nokaut në raundin e parë ndaj Tenshin Nasukawa në një duel të zakonshëm në Japoni.
41-vjeçari ”demoloi” rivalin e tij 20-vjeçar, me tri goditje të fuqishme në raundin e parë.
Nasukawa shpërtheu në lot pas fitores nga Mayweather, i cili fitoi 9 milionë dollarë për këtë triumf, transmeton IndeksOnline.

Duke folur për të ardhmen e tij në sport pas këtij dueli, Mayweather e mohoi një rikthim të mundshëm.
”Unë dua ta falënderoj Tenshin. Kjo nuk e prek rekordin tonë. Ne jemi ende të pamposhtur”.
”Ai është një kampion i mrekullueshëm dhe një mundës i mirë. Unë jam ende i pensionuar. Nuk pritet të kthehem në boks. Kam ardhur për t’i gëzuar njerëzit në Japoni”, u shpreh Mayweather./IndeksOnline/