75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 05 Maj 2022 / k.v

Mazhoranca i dorëzohet opozitës/ Formohet komisioni hetimor për krizën energjetike

Mazhoranca është dorëzuar përballë kërkesës së opozitës për të formuar komisionin hetimor parlamentar për krizën energjetike në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Shefat e Grupeve Parlamentare janë dakorduar në mbledhje të kryesisë për të plotësuar këtë kërkesë të opozitës.

Zhvillimi i punimeve në kuvend sot ishte bërë i vështirë pas protestës së opozitës që të mos procedohet me asnjë pikë të rendit të ditës pa u formuar komisioni në fjalë.

Rikujtojmë se mazhoranca ishte këmbëngulëse që mocioni i ngritur nga opozita duhet të plotësohet.

Për këtë çështje, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë për media në Hollin e Kuvendit të Kosovës në ora 14:45./IndeksOnline/