75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Mazrekaj i gatshëm për t’u ndeshur me djalin e Arkanit: Për fat të keq ndërhyni pandemia dhe nuk mundem me i sqaru gjërat në ring

Boksieri i njohur shqiptar, Petrit Mazrekaj është i gatshëm të ndeshet me djalin e kriminelit serb të luftës, Arkani, Veljko Raznatovic.

Në një prononcim për Indeksonline, Mazrekaj u shprehë se ndeshja do të zhvillohet dhe është shtyrë shkaku i pandemisë.

“Do të zhvillohet. Për fat të keq na ndërhyni pandemia dhe nuk mundem me i sqaru gjërat në ring”, tha ai fillimisht.

“Kjo punë si për Raznatovicin dhe për mua, gjithë e besojë, në mua është punë personale”, shtoi tutje Mazrekaj.

Pastaj, ai u shprehë se ndeshja do të zhvillohet në Gjermani, siç ishin marr vesh.

“Jemi në komunikim me menaxherin, trajnerat e mi dhe kampi i Raznatovicit janë shumë të nxehtë me e mbajt kontratën 100 përqind. Vendi do të jetë në Gjermani, siç e patëm nënshkruar kontratën. S’ka luajtur asgjë”, tha boksieri shqiptar.

Në fund tregoi se presioni është mbi boksierin serb për shkak të deklaratave të dhëna.

“Ma presiona ka ai prej njerëzve të tij se sa unë. Kjo pasi ai fort patë qu pluhur me deklaratat e tij”, përfundoi Mazreakj.

Kjo ndeshja po pritet me interesim të madh si në Kosovë po ashtu edhe në Serbi./Indeksonline/