75 Mall Live Search
13:19 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mazzoleni vendosë rregullat në derbin, Inter – Napoli

Gjyqtarët për ndeshjet në periudhën e festës së Krishtlindjeve janë caktuar, me Paolo Mazzoleni që do ta drejtojë derbin, Inter – Napoli.

Për herë të parë nga viti 1971, do të ketë ndeshje kampionale për këtë festë.

Sot, AIA ka njoftuar se gjyqtarët për ndeshjet e së mërkurës janë caktuar dhe se Mazzoleni është njeriu që do ta drejtojë derbin në ”Giuseppe Meazza”, transmeton IndeksOnline.

Image result for inter vs napoli 2018

Gianluca Manganiello do të jetë njeriu kryesor i VAR-it në këtë ndeshje, me Giorgio Paretti që do ta asistojë atë.

Nga ana tjetër, Piero Giacomelli do ta drejtojë ndeshjen mes Romës dhe Sassuolos, teksa Marco Guida do t’i vendosë rregullat në sfidën, SPAL – Milan.

Gjyqtarët për javën e 18-të në Serie A:

.Atalanta-Juventus – Luca Banti
Bologna-Lazio – Luca Pairetto
Cagliari-Genoa – Daniele Orsato
Fiorentina-Parma – Michael Fabbri
Frosinone-Milan – Marco Guida
Inter-Napoli – Paolo Mazzoleni
Roma-Sassuolo – Piero Giacomelli
Sampdoria-Chievo – Antonio Giua
Spal-Udinese – Daniele Doveri
Torino-Empoli – Fabio Maresca./IndeksOnline/