75 Mall Live Search
13:08 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

MB, më shumë pacientë me koronavirusin në spitale sesa gjatë bllokimit, në muajin mars

Tani ka më shumë pacientë me koronavirusin në spitale sesa kur Britania e Madhe hyri në bllokim në muajin mars.

Pranimet nëpër spitale po rriten me shpejtësi në veri të Anglisë, veçanërisht në veri perëndim, ku norma mund të tejkalojë valën e parë, tha një zyrtar i lartë i NHS, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Drejtori i NHS në Angli, Stephen Powis, bëri njoftimin befasues gjatë një konferencë në Downing Street, mbi valën e dytë që aktualisht po përshkon të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Nga mosha 65, veçanërisht mbi moshën 85 vjeçe, ne po shohim rritje të madhe të numrit të njerëzve të pranuar në spitale”, u shpreh ai.

Profesori Powis tha se i gjithë stafi i spitalit të NHS tani do të testohet rregullisht, pavarësisht nëse ata kanë simptoma apo jo./Indeksonline/