07:20 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbahet debati i deputetëve të Kuvendit me qytetarë të Prishtinës

​Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin Ditët e Kuvendit 2019, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të komunave të ndryshme që nëpërmjet takimeve publike me deputetë, të adresojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Takimi i radhës do të mbahet sot në Prishtinë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në orën 14:00.

Deputetët Blerta Deliu Kodra-PDK, Fitore Pacolli-LVV, Teuta Haxhiu-AAK, Dardan Sejdiu-PSD dhe Haxhi Shala-Nisma, do të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve.