Mbahet edicioni i tretë dyditor i Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të nis edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë
Ky edicion do të zhvillohet gjatë dy ditëve të ardhshme dhe nis nga ora 10:00.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se ky forum bëhet edhe këtë vit vendtakim i zërave nga e mbarë bota.
Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të përbashkët për paqe, siguri dhe drejtësi, të shtyrë përpara nga kampionë të guximshëm”, u shpreh Osmani.
Vitin e kaluar, Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë u mbajt në Prishtinë më 15 dhe 16 prill./Indeksonline/