10:44 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mbahet festivali i Rërës në Indi, artistët nga e gjithë bota mahnisin me skulpturat

Qindra vendës dhe turistë u mblodhën në plazhin Chandrabhaga në Indi ku prej të dielës ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Artit të Rërës.

Skulpturat e rërës u gdhendën nga rreth 100 artistë nga e gjithë bota përfshirë Danimarkën, SHBA-në, Afrikën, Irlandën dhe Rusinë.

“Është dita ime e parë këtu, kështu që në fillim do të hedh një sy përreth. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe entuziastë për artin dhe këtu është edhe një sit i bukur, kështu që më pëlqen është shumë”, u shpreh Peter, një artist pjesëmarrës.

Festivali pesëditor përfshin artistë që shfaqin talentin e tyre përmes skulpturave me tema të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, po zhvillohet Festivali Konark, i cili feston kulturën dhe traditën e pasur të qytetit të Odishës përmes shfaqjeve shumëngjyrëshe me tempullin Konark, duke ofruar sfondin në skenë.