75 Mall Live Search
08:13 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbahet gara “Ne ndërtojmë të ardhmen”

Akademia jCoders sot organizon garën e quajtur Hackathon.

Gara ka qëllim ngritjen e vetëdijes së akterëve në fushën e arsimit, si dhe të theksoj nevojën e punës praktike gjatë mësimit brenda shkollave dhe mbahet me moton “Ne ndërtojmë të ardhmen”.

Në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, nxënësit e Akademisë jCoders do të prezentojnë punën e tyre në fushën e teknologjisë informative duke prezantuar projekte të zhvilluara në elektronikë, robotikë, dhe programim, projekte këto të zhvilluara gjatë garës një javore.