11:06 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Mbahet Kuvend zgjedhor i nëndegës së PDK-së në Gjenevë, Mujë Haziri zgjidhet kryetar

Organizimi politik në Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës, po vijon, pas zgjedhjeve nacionale, duke u përgatitur për motivimin dhe pjesëmarrjen e shtetasve tanë edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Tetor.

Kuvendin zgjedhor në Gjenevë e ka përshëndetur Elmi Reçica, drejtor i Departamentit për Diasporën duke cekur se “forcon aktivitetin tonë politik në këtë pjesë të diasporës dhe na motivon për të gjitha proceset tjera, si dhe për zgjedhjet lokale që do të jenë pas disa muajsh”.

Kumtesa pas Kuvendit zgjedhor në Gjenevë:

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Gjenevë, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Mujë Haziri, ndërsa delegatët e nëndegës zgjodhën përfaqësuesit e tyre për Kuvend të Degës.

Drejtori i Departamentit të PDK-së për diasporë, Elmi Reçica, ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe procesin e Kuvendit Zgjedhor.

“Përshëndes këtë proces zgjedhor të PDK-së në Gjenevë, i cili forcon aktivitetin tonë politik në këtë pjesë të diasporës dhe na motivon për të gjitha proceset tjera, si dhe për zgjedhjet lokale që do të jenë pas disa muajsh”, ka thënë Elmi Reçica, në letrën dërguar delegatëve.

Ai ka uruar kryetarin dhe kryesinë e re.

Mujë Haziri ka falënderuar delegatët për këtë proces demokratik zgjedhor.