11:56 / E Premte, 09 Shkurt 2018

Mbahet manifestimi i numrit unik emergjent 112 (Video/Foto)

Në kuadër të manifestimeve të planifikuara për vitin 2018, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e  Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me UNDP-në, kanw mbajtur sot manifestim me rastin  e ditës ndërkombëtare të numrit emergjent UNIK 112, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Realizimi i këtij manifestimi është realizuar në tri Komuna, Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan, duke i përfshirë edhe subjektet relevante: Policinë e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent, Kryqin e Kuq dhe disa  nxënës nga Shkolla Fillore “Afrim Gashi” nga Hajvalia, të cilët performuan në sheshin “Skënderbe” në formën e një sleti./Indeksonline/