13:09 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Mbahet mbledhja e 125-të e Qeverisë, miratohen këto vendime

Sot u mbajt mbledhja e 125-të e Qeverisë.

Mbledhja u mbajtë në mënyrë elektronike dhe u miratuan 11-të rregullore.

Në mesin e rregulloreve që janë miratuar, janë edhe Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik, Rregulloren për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit, Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës dhe – Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Njoftimi i plotë i ZKM’së:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

-Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.

-Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.

– Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

-Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

– Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

– Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

-Rregulloren për Shtesën Funksionale.

-Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

-Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.  /IndeksOnline/