Mbahet mbledhja e komisionit për legjislacion
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4 dhe
16.4.2019;
3. Shyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin
2018;
4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për
Projektligjin nr.06/L-137 për ndryshimin e ligjit nr.03/L-174 për financimin e
subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.04/L-058 dhe
ligjin nr.04/L-122 si dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në
Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256;
5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin
Ekonomiko-Social;
6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për
ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar;
7. Shqyrtimi i shkresës së Federatës Sindikale të Administratës Publike të
Kosovës me emërtim SPAK dhe Sindikata e ish Policëve të Kosovës të viteve të
90-ta;
8. Shqyrtimi i shkresave të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të
Kosovës në lidhje me nenin 12 të Ligjit nr.06/L-057 për Përgjegjësinë
Disiplinore të Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve;
9. Të ndryshme.