08:10 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbahet mbledhje komemorative dhe meshë për avokatin Nikë Lumezi

Sot nga ora 9:30 do të mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së avokatit, Nikë Lumezi. Kjo mbedhje është organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe do të mbahet në hotelin “Sirius”.

Po ashtu, në orën 11:00 nderimet për avokatin Lumezi vazhdojnë me një meshë, në Katedralen e Prishtinës. Pas saj kortezhi i funeralit niset për në varrezat e Prizrenit ku të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit.

Ndryshe, Nikë Lumezi është babai i kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit./Indeksonline/