75 Mall Live Search
11:35 / E Martë, 01 Tetor 2024 / L K

Mbahet në Amsterdam një Kongres i Mjekësisë, e pranishme edhe doktoresha e njohur kosovare

Kongresi i 33-të i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë (EADV) u mbajt për katër ditë me radhë në Amsterdam të Holandës.

E pranishme në këtë kongres ishte edhe dermatologia e famshme kosovare, Shkëndije Dobruna.

Në kongresin EADV u diskutuan përparimet më të fundit teknologjike në fushën e dermatologjisë në leksione, seminare dhe forume të tjera arsimore.

Të pranishëm ishin mbi 650 folës nga mbi 50 vende të botës dhe janë zhvilluar mbi 180 seanca./Indeksonline/