12:30 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbahet “parada e krenarisë” me moton “Për kon t’rreh zemra”

Është mbajtur marshi i quajtur “Parada e krenarisë” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Burra e gra, të rinj e të moshuar janë mbledhur për të marshuar së bashku me moton “Për kon t’rreh zemra”.

Në paradë janë parë edhe fytyra të politikës kosovare dhe përfaqësues të misioneve diplomatike teksa e kanë përkrahur këtë marsh.

Parada e krenarisë është organizuar nga komuniteti LGBTI në kuadër të Javës së Krenarisë./Indeksonline/