75 Mall Live Search
15:20 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Z S

Mbahet Provimi i Jurisprudencës, pjesa e provimit me shkrim

Gjatë datave 26 dhe 27 prill, Ministria e Drejtësisë ka organizuar dhe mbajtur provimi me shkrim për kandidatët e interesuar për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Sipas njoftimit nga MD-ja, mbarëvajtja e gjithë procesit ka shkuar pa asnjë ekses dhe sipas procedurave komfor ligjit të përcaktuar për Provimin e Jurisprudencës.

Më tutje është bërë e ditur se gjithsej 620 kandidatë i kanë plotësuar kriteret për të ju nënshtruar provimit, (pjesa me shkrim)

Gjatë ditëve në vijim pritet që Komisioni të kryej vlerësimin e tyre dhe të shpallë listën e rezultateve të provimit me shkrim./Indeksonline/