Mbahet seanca e dytë e raportimit të zyrtarëve kryesor të BQK-së

Sot u mbajt seanca e dytë e raportimit të zyrtarëve kryesor të Bankës Qendrore të Kosovës, Guvernatorit Fehmi Mehmeti dhe Zv Guvernatori Sokol Havolli.
Kryesuesi i seancës komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa Zt. Armend Muja ka udhëheqë me ndryshe zhvillimin e seancës duke shtruar pyetje te ndryshme qe prekin pjesën e interesit te qytetareve dhe mënyrës si BQK po e menaxhon mbikëqyrjen e sektorit financiar.
Kjo seancë është vesuar si më e avancuar ngase deputetët kanë qenë më të përgatitur dhe kane parashtruar pyetje praktike dhe kane kërkuar masa konkrete nga Guvernatori dhe Zv Guvernatori. Është në interesin e qytetarëve që tarifat dhe shërbimet financiare mos të jenë të larta dhe dëmtuese për qytetarët e Kosovës.
Kryesuesi Muaj ka ftuar edhe deputetë tjerë jashtë komisionit që kanë shpreh dëshirën për të parashtruar pyetje që kanë mbledh nga qytetarët. Deputetët kanë shpreh interesimin e tyre të lartë në lidhje me zhvillimin e digjitalizimin e trendëve dhe platformave ndërkombëtarë qe rinia e Kosovës është e kyçur.
Zv Guvernatori Havolli është shprehur qe kane krijuar ekip punuese dhe shume shpejt përveç Bankave dhe IFJB do të jenë pjesë e sistemit të pagesave që kjo pjesë nga ana e BQK do të ndikonte që të ulen shpenzimet dhe kostot e larta të tarifave që e rëndojnë zhvillminin e biznesit te reja.