75 Mall Live Search
20:14 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Z S

Mbahet seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës

Nesër do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e fundit u dëgjua, eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka. Po ashtu u dëgjua edhe dëgjmitari Jeton Binaku.

Dëshmitari Binaku tha se ka pasur një pompë të derivateve në Rakovinë të Gjakovës, në të cilin ishin gjetur çelësat e veturës me qira, të cilën e kishte përdorur Granit Plava.

Nësër është paraparë që të dëgjohet Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.Seanca nis nga ora 09:00./Indeksonline/