75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 20 Shtator 2024 / mp

Mbahet sot konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 2030”

Komuna e Prishtinës sot organizon konferencën e dytë për investitorë “Prishtina 2030”.

Në njoftimi për media bëhet e ditur se kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka ftuar të gjithë investitorët e interesuar për të prezantuar propozimet e tyre për projekte që synojnë transformimin e Prishtinës.

“Kjo konferencë vjen pas interesimit të lartë nga investitorë të ndryshëm për projekte madhore”, thuhet në njoftim.